“Qeveri kujdestare dhe drejtor i ri policie para zgjedhjeve”, propozimet e PD-së për reformën

Politikë
“Qeveri kujdestare dhe drejtor i ri policie para zgjedhjeve”,

Zbardhen propozimet e Partisë Demokratikë në tryezën e reformës zgjedhore sa i përket ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor. Partia Demokratike kërkon krijimin e një qeverie kujdestare, 100 ditë para datës së zgjedhjeve.

Po ashtu opozita kërkon që 100 ditë përpara datës së zgjedhjeve, Ministri i Brendshëm në Qeverinë Kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të emërojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

PD kërkon që të shihet mundësia që shkeljet zgjedhore të konsiderohen si shkak për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Sipas PD, skema e cila duhet të implementohet lidhur me rolin e policisë duhet te jetë totalisht e ndryshme nga situata aktuale.

“Në kushtet aktuale kur policia ‘është larguar’ në mënyrë distante nga përfshirja në procesin zgjedhor ka sjellë një fenomen të ri. Atë sipas të cilit policia është e përfshirë në procesin zgjedhor por jo si një fluks që pozicionohet si ruajtës i rendit apo edhe agjent i policisë gjyqësore për parandalim dhe procedim të krimeve.

Është pozicionuar si e përshirë në zgjedhje duke bërë vota për qeverinë. Një pozicionim që asnjëherë më parë nuk ka qenë i njohur për policinë as në situatat më ekstreme. Në këtë kuptim roli i saj duhet ridimensoinuar. Nga një pozicion antiligjor, okult, duhet nxjerrë në dukje veprimtaria e saj dhe duhet vendosur në pozicion monitorimi, duke mos e lejuar të abuzoje në këtë pozicionim të ri”, deklaron PD.

Sipas saj, skema është e thjeshtë, policia duhet të kthehet pranë Qendrave të Votimit dhe do ketë dy detyra. Së pari me ruajtjen e rendit në qendrat e votimit. “Kjo është një praktikë e stazhionuar me legjislacionin e mëparshëm. Policia, nuk futet në perimetrin e jashtëm të qendrave të votimit. Ajo mund të ndërhyjë vetëm ne rastet kur thirret nga komisioni i qendrës se votimit. Baza ligjore (e shfuqizuar) ka qenë mjaftueshmërisht e qartë dhe e testuar”, arsyeton PD.

“Një funksion që ajo në veprimtarinë e përditshme e ka, porse përgjatë periudhës zgjedhore (saktësisht ditët e zgjedhjeve) duhet ta ketë akoma më të fokusuar dhe të rregulluar në mënyrë akoma të detajuar. Funksioni i policisë gjyqësore është shumë i rëndësishëm, sepse ky rol i përforcuar i policisë, duhet të jetë i konkorduar së pari me komisionin e Qendrës së Votimit, e mbi të gjitha edhe me rolin e ri që do të duhet të ndërmarrë edhe prokuroria përgjatë procesit zgjedhor”, deklaron PD në relacionin shpjegues. PD thotë se e këshillueshme do të ishte qe roli i policisë në kryerjen e funksioneve të policisë gjyqësore, të artikulohej si veprimtari që kryhet përgjatë “gjendjes së flagrancës”.

ME TE LEXUARAT