Artjola Toska merr lajmin e hidhur, humb njeriun e shtrenjte

Showbiz
Artjola Toska merr lajmin e hidhur, humb njeriun e shtrenjte

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Artiola Toska, ishte njëra prej të ftuarave nga Bashkia e Tiranës për të performuar ditën e djeshme në sheshin “Nënë Tereza”, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Mirëpo, këngëtarja mungoi në koncert, ndërsa “Anabel” tregon arsyen pse Artiola nuk mundi të ishte e pranishme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm pak orë para koncertit, Artiola ka humbur babain e saj.

Burime për “Anabel” kanë bërë të ditur se i ati i këngëtares vuante prej kohësh nga një sëmundje e cila i ka marrë atij jetën ditën e djeshme.

Artiola ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe numëron hite në repertorin e saj, si “Mos më mundo”, “Cimi cimi ca”, “Harxhoje paren” etj.

Së fundmi, këngëtarja ka nisur të marrë pjesë edhe në koncerte të ndryshme, ndërsa vazhdon të sjellë projekte të reja muzikore.

Projekti i saj i fundit erdhi në bashkëpunim me “Magic 4” dhe titullohet “Koka ty ta boni”.

ME TE LEXUARAT