Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shenjat e fatit, horoskopi per diten e sotme, 11 shkurt 2020

Dashi
Pas fundjavës së lënë pas, përgatituni për një të martë të mbushur me lodhje dhe punë. Në dashuri parashikohet një ditë e mirë, të cilën duhet ta menaxhoni mirë, pavarësisht lodhjes që do të ndjeni.

Demi
Kjo e martë parashikohet t’iu sjellë një sërë problemesh në sferën profesionale. Gjatë kësaj dite, shëndeti do ju shkaktojë jo pak shqetësim. Kërkoni ndihmën e njeriut të zemrës, pasi keni nevojë për kujdes.

Binjakët
Po jetoni një miqësi shumë të fortë dhe intensive, ndaj mos e lini t’iu ikë nga duart. Në dashuri, po përjetoni një histori disi të çuditshme. Në vendin e punës situata paraqitet e qetë, ku nuk do të keni asgjë pse të shqetësoheni.

Gaforrja
Në dashuri gjërat nuk ecin mirë, ndaj duhet të gjeni mënyrën si ti përballoni. Një raport që zvarritet ose duhet të përmirësohet, ose të mbyllet përfundimisht. Kjo situatë do të ndikojë edhe në sferën profesionale.

Luani
Edhe pse e martë, bëni mirë të ngriheni herët dhe ta nisni javën siç duhet. Bëni kujdes ndaj ndonjë investimi të gabuar. Në dashuri, çdo gjë do të ecë më së miri dhe pa asnjë problem.

Virgjëresha
Po jetoni një periudhë disi të komplikuar si në familje, dashuri dhe në punë. Duhet të bëni kujdes, pasi situata mund të përkeqësohet. Tregohuni të matur me hapat tuaj.

Peshorja
Mund t’iu duket e çuditshme, por kjo e martë do ju sjellë një situatë mjaft të favorshme në punë dhe me kolegët. Në dashuri, organizoni një mbrëmje me njeriun e zemrës dhe të jeni të sigurtë që do të argëtoheni.

Akrepi
Në dashuri do të jetoni një ditë e cila nuk do të jetë nga më të mirat. Kështu që tregojini më shumë vëmendje njeriut të zemrës, pasi mund ta keni lënë pas dore. Në punë, gjithçka shkon më së miri dhe nuk do ketë probleme.

Shigjetari
Puna juaj do ju dhurojë kënaqësi dhe financat do të vijnë duke u përmirësuar. Për ta mbyllur ditën më së miri, organizoni një pasdite të mbushur me blerje. Po ashtu mbrëmjen mund ta kaloni në shoqërinë e njeriut tuaj të zemrës.

Bricjapi
Puna ju ka marrë shumë kohë, ndaj ka ardhur momenti që të merrni një periudhë pushimi, ndoshta një udhëtim disa ditor. Kjo gjë do i bëj mirë edhe shëndetit, për shkak se nuk po kaloni ditë të mira.

Ujori
Jeni në fazë rikuperimi sa i takon sferës profesionale, ku keni kaluar një moment aspak të këndshëm. Në dashuri një person që ishte larguar prej jush po mundohet që t’iu afrohet, vlerësojeni mirë mundësinë.

Peshqit
Në sferën profesionale duhet të tregoheni më të matur! Fatkeqësisht në dashuri, nuk do të jeni shumë romantik dhe kjo gjë do të reflektohet. Mendohuni mirë para se të hidhni hapa të mëtejshëm për zyrtarizimin e lidhjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.