Goditet "ne zemer" reforma ne drejtesi, SPAK nis hetimet er dy anetaret e KPA

Aktualitet

Procesi i vettingut ndaj anëtarit te Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani ka hapur nje dritare te re ne reformen ne drejtesi duke goditur "ne zemer" nje nga institucionet e reja te ketij sistemi.

Prokurori Cani dhe avokati i tij Eduart Halimi kane paditur në Gjykatën Kushtetuese dy anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Artan Hajdari e Luan Daci. Diten e martë u mbajt seanca e radhës në KPA për kërkesën e Komisionerit Publik për shkarkimin e Canit.

Në këte seance, avokati i tij, Eduard Halimi bëri me dije se ka depozituar padi në Kushtetuese sepse kërkon verifikimin e kushtetuteshmërisë së zgjedhjes si anëtarë të Hajdarit e Dacit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Halimi pretendoi se ata nuk duhet të ishin pjesë e trupës gjykuese të KPA. Po ashtu, avokati kërkoi edhe që procesi të pezullohet derisa SPAK të shprehet për hetimin për Dacin për akuzën e falsifikimit.

Kjo duket nje akuze e rende per dy anetare te Kolegjit te Posacem te Apelimit i cili ka marre vendim te formes se prere per shkarkimin e dhjetera gjyqtareve dhe prokuroreve te dneshkuar nga vettingu deri tani.

Nga ana tjeter mesohet se SPAK, prokuroria speciale antikorrusion ka regjistruar procedimin penal ndaj Hajdarit dhe Dacit, ndërsa për kërkesën e Besnik Canit pritet të vendosin në orën 12:00.

Besnik Cani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në nëntor të vitit 2018, duke ju hapur kështu rruga për t’u zgjedhur edhe anëtar në KLP.

Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit vuri në lëvizje Komisionerin Publik dhe rekomandoi ankimin e vendimit të KPK. Komisioneri Publik e pranoi në shkurt të 2019 kërkesën e ONM dhe e dërgoi çështjen e Canit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Prokurorit i dolen probleme nga pasuria e tij, pasi sipas Komisionerit Publik, ai ka përfituar nga Bashkia e Fierit një kredi të butë pa të drejtë, në një kohë kur ushtronte profesionin e prokurorit.

ME TE LEXUARAT