U lirua nga burgu, Vladimir Gjuta kapet me arme prane Partise Socialiste

Aktualitet
U lirua nga burgu, Vladimir Gjuta kapet me arme prane Partise Socialiste

Vladimir Gjuta, nje person me precedent penale eshte shoqëruar në mënyrë urgjente pak minuta më parë në komisariat.

Ai është kapur duke lëvizur pranë selisë së PS në Tiranë, ne nje kohe kur aty po mbahej mbledhja e grupit te PS. Policia ende nuk ka të dhëna mbi shkakun e shoqërimit dhe nëse prania e tij aty përbënte rrezik për zyrtarët e lartë që ndodheshin në atë moment në zyrat e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vladimir Gjuta u lirua vetëm pesë ditë më parë nga paraburgimi pasi ishte kapur për dhunimin e një të afërmi me mjete të forta.

Gjatë sherrit ai i shkaktoi dëmtime të mëdha në fytyrë kushëririt të tij duke e goditur me thike.

Vite me pare Vladimir Gjuta është akuzuar gjithashtu për vendosje tritoli tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në atë kohë ai u kap gjatë një operacioni “blic” teksa ishte i maskuar me një paruke në kokë.

ME TE LEXUARAT