Gazetari: Hashim Thaci ia beri dhurate Edi Rames gazin lotsjelles qe hidhej ndaj protestuesve

Kosovë&Rajon

Hashim Thaçi ka përdorur tre njerëz në Kosovë për t’i bërë dhuratë kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ka thënë sot drejtori i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri.

Në një intervistë për Ora News, Olluri ka deklaruar se gazi lotsjellës i përdorur nga Qeveria e Shqipërisë gjatë kohës së protestave të opozitës “është një dhuratë e Presidentit Hashim Thaçi për kryeministrin Edi Rama”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtori i Insajderit ka thënë se Thaçi përdori drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn dhe dy ish-ministrat nga AKR-ja, Ekrem Mustafën dhe Behgjet Pacollin, për t’ia huazuar qeverisë shqiptare gazin lotësjellës të blerë nga Policia e Kosovës.

“Zoti Sandër Lleshaj është deklaruar publikisht në komisionin për siguri në 11 nëntor se kemi pasur gaz lotsjellës nga rezervat dhe thotë që kanë mbetur në rezervar prej kohës kur ka qenë në pushtet Sali Berisha. Burimet tona na tregojnë që ka qenë personalisht Presidentit Thaçi që i ka bërë një dhuratë partnerit të tij politik Edi Ramës për ti shtypur protestuesit e opozitës shqiptare”, ka thënë Olluri.

“Këtë e ka realizuar përmes tre vetave që kanë poste të larta në Kosovë, duke përfshirë Rashit Qalajn, drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, i cili është njeri i afërt me PDK. Thaçi ka shfrytëzuar edhe dy njerëz të tij, Behgjet Pacollin, i cili i ka vënë vulën nënshkrimit të kësaj marrëveshje duke e trajtuar si marrëveshje ndërkombëtare. Po ashtu ministri i Punëve të Brendshme ka qenë një zyrtar i ulët i aleancës kosovare, parti i Pacollit”.

Olluri ka deklaruar se “kjo treshe vetëm e ka formalizuar urdhrin që është jo zyrtar”.

Insajderi ka publikuar të hënën hulumtimin mbi skandalin e dy qeverive.

Hulumtimi i gazetës ka zbuluar se Sandër Lleshaj, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, kishte gënjyer publikisht shqiptarët lidhur me blerjen e gazit lotsjellës. Ai kishte mbajtur fshehur faktin që ishte marrë huazim nga Policia e Kosovës.

ME TE LEXUARAT