"Ciara" merr perpara gjithcka, anulohen mbi 240 fluturime ne vendet e BE

Bota

Me shume se 240 fluturime u anuluan në aeroportin e Amsterdamit, një nga më të ngarkuarit në Europë për nga trafiku ajror, si pasojë e uraganit “Ciara” që ka përfshirë vendin me erëra të forta që arrijnë shpejtësinë e 120 km për orë.

I mbiquajtur uragani “Ciara” rrëzoi pemë dhe ndërpreu edhe transportin publik në vend pas dëmeve të tjera me rrëzimin e çative të banesave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ndodhi natyrore ka prekur edhe aktivitetin sportiv, si pasojë e të cilës të gjitha ndeshjet e futbollit u anuluan.

Erërat e forta kanë prekur edhe pjesë të Britanisë dhe Gjermanisë ku gjithashtu pati ndërprerje të transportit dhe dëme materiale.

ME TE LEXUARAT