Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Reali rigjen fitoren ndaj Osasunes pas eleminimit nga Kupa e Mbretit

Klubi i Real Madridit i është kthyer fitoreve pas eliminimit shokues nga Kupa e Mbretit.

“Los Blancos” mposhtën me përmbysje në udhëtim Osasunën, me rezultat 1-4, të dielën mbrëma në kuadër të javës së 23-të në La Ligë.

Nikoqirët më mirë e nisen lojën kur Garcia (14’), ndezi atmosferën në stadium duke sjellë Osasunën në epërsi prej 1-0.

Por nuk vonoi shumë dhe madrilenët iu përgjigjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fillimisht Isco (33’), barazoi shifrat në 1-1, derisa pesë minuta më vonë Ramos kalojë skuadrën e Zinedine Zidane në epërsi prej 1-2, kurse Junior Vinicius (82’), ngriti rezultatin në 1-3, ndërkaq Joviq (90’) i dha goditjen e fundit skuadrës nikoqire për rezultatin përfundimtar 1-4.

Real kryeson tabelën me 52 pikë, gjashtë më shumë së Barcelona, e cila sonte luan në udhëtim tek Real Betis, kurse, Osasuna renditet e 12-ta me 28 pikë të tubuara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.