Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Lukaku lë pas Ronaldon dhe vendos rekord të ri me Interin

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka rigjetur veten në Milano. Gjiganti i kombëtares belge po kalonte një krizë te Manchester United dhe vendimi për të kaluar në Serie A ishte i duhuri.

Interi është rikthyer kompetitiv dhe për momentin pozicionohet i dyti dhe falë golave të Lukakut. 26-vjeçari nën drejtimin e Antonio Contes ka rifituar dhe një herë formën e tij më të mirë, duke u kthyer në një nga lojtarët kyç të këtij Interi.

Ai ka thyer dhe një rekord për sa i përket golave të shënuar pasi arriti në kuotën e 20 golave në vetëm 29 ndeshje me fanellën zikaltër.

Kukaku renditet i pari në këtë listë, duke lënë pas dhe brazilianin Ronaldo, të cilit iu deshën 31 ndeshje për të kapur 20 golat. Në fundin e kësaj liste renditet ish-kapiteni, Mauro Icardi, i cili i shënoi pas ndeshjes së tij të 39.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.