Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Interi permbys gjithcka, mund Milanin, fiton derbin 4-2

Zikaltërit e Interit mundin kuqezinjtë e Milan ne një superndeshje. Të besuarit e Contes triumfuan 4-2 me përmbysje.

Ne pjesen e dyte erdhi edhe permbysja pasi skuadra e Interit ka përmbysur rezultatin ndaj Milanit. Shifrat në 3-2 për Interin i ka çuar Stefan de Vrij i cili shënoi golin e parë personal në këtë ndeshje.

Pjesa e dytë për “zikaltërit” ka filluar me shumë entuziazëm dhe me sulme të befasishme duke bërë që Milani të mos gjejë forcë të përgjigjet.

Pjesa e pare
Milan ka shenuar dy gola dhe ka shkuar në pushim të pjesës së parë me dy gola epërsi.

Pas Rebicit që shënoi në minutën e 40-të te ndeshjes për Milanin ka shënuar edhe Ibrahimovic në minutën e fundi të pjesës së parë.

Goli i dytë për Milanin erdhi pas një ndërprerje ku në zonën e rreptësisë më së miri u gjend Ibra për të shënuar gol me kokë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet