Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

De Biasi bashkohet me yllin e kombetares shqiptare

Gianni de Biasi nuk ka marrë asnjë ekip që pas largimit nga Deportivo Alaves në Spanjë.

Emri i tij është shfaqur në shumë skuadra dhe kombëtare të ndryshme, por në fund marrëveshjet nuk janë arritur kurrë.

Sky Sport shkruan së fundmi se ish-trajneri i Shqipërisë shihet si favorit për marrjen e drejtimit të SPAL-it.

Ekipi ku luan shqiptari Etrit Berisha humbi në shtëpi me rezultatin 1-2 ndaj Sassuolos dhe Semplici është në rrezik.

Ai mund të shkarkohet nga drejtuesit e klubit dhe një prej emrave që përmendet për ta zëvendësuar është pikërisht trajneri italian.

De Biasi mund të afrohet në skuadër për të marrë drejtimin e një ekipi që duket i mbytur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet