Biznesi zbulon faturen e demeve nga termeti: Te pakten 150 milione euro

Aktualitet
Biznesi zbulon faturen e demeve nga termeti: Te pakten 150 milione euro

Tërmeti i 26 nentorit la pas dëme të konsiderueshme edhe tek bizneset, shifra e të cilave arrin në afro 150 mln euro. Duke iu referuar të dhënave të raportit përfundimtarë të dëmeve janë 714 sipërmarrje të prekura në tre qarqet kryesore, Tiranë Durrës dhe Lezhë.

Ndërsa numërohen mbi 600 të papunë si pasojë e shkatërrimit në fabrika si dhe në biznese me aktivitet tregtinë. Por më shumë se sa dëmet e shkaktuara, për zyrtarët e ministrisë së financave e rëndësishme është rikthimi sa më parë ne normalitet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nisur nga kjo situatë, ministria thotë se cdo shpenzim që do të kryejë biznesi me qëllim eleminimin e dëmeve nga tërmeti do të njihet në bilancin përfundimtar si shpenzim i zbritshem nga detyrimet tatimore.

Deri në përfundim të periudhës së emergjencës tatimet nuk do të kryejnë kontrolle tek bizneset si dhe të tolerohen edhe vonesat në deklarime, ndërsa do të anulohen edhe penalitetet që gjenerohen nga sistemi./vizionplus

ME TE LEXUARAT