Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Anti-KCK-ja ne gjithe Shqiperine, shoqerohen ne polici 170 persona

Artikulli tjeter: E kapi Anti-KCK-ja, ja cfare permban dosja qe Saimir Taullau dorezoi ne polici

Me shume se 170 persona jane shoqeruar ne polici gjate aksionit anti-KCK qe tashme eshte shperndare ne te gjitha qarqet e vendit. Prej 4 ditësh në të gjitha qarqet e vendit, shërbimet e Policisë, FNSH-ja, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po ushtrojnë kontrolle mbi automjete dhe persona me precedent kriminal.

Në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri.

Prej 4 ditësh, në të gjitha ambientet e Policisë në vend, i janë nënshtruar kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit mbi 140 automjete luksoze dhe për një pjese të tyre vijon verifikimi i dokumentacionit. Gjithashtu janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet