Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shokohet Juventusi, Kumbulla dhe Verona gjunjezojnë bardhezinjtë, festë te Interi

Verona e Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit i befasoi të gjithë sot duke mposhtur me përmbysje të çmendur Juventusin e frikshëm me rezultatin 2-1.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 21-ë, ku Marash Kumbulla devijoi saktë me kokë krosimin e Gynter. Por, gjyqtari i takimit e anulloi golin i ndihmuar nga pamjet e VAR-it, ku konstatoi se 19-vjeçari ndodhej në pozicion jashtë loje gjatë aksionit të golit.

Në minutën e 65-ë, Kristiano Ronaldo arriti të kalonte në avantazh kampionët e Italisë pas një kundërsulmi spektakolar nisur nga gjysmëfusha e Juventusit. Amir Rrahmani e ndoqi yllin portugez deri në momentin e fundit, por nuk mundi ta ndalonte së shënuari.

-Me golin ndaj verdhebluve, Ronaldo vendos rekord të ri në historinë e Juventusit duke u bërë lojtari i parë që shënon në 10 ndeshje radhazi.

-Por, vendasit reaguan me ish-milanistin Fabio Borini. Italiani depërtoi pa probleme brenda mbrojtjes së Juventusit duke shënuar golin e baraspeshës.

-Verona arriti ta përmbysë ndeshjen me anë të penalltisë së shënuar nga Pacini, e cila u fitua nga mbrojtësi Marash Kumbulla. Kapiteni i Juventusit Leonardo Bonuçi preku me dorë goditjen me kokë të mbrojtësit të talentuar shqiptar.

-Verona i shkaktoi humbjen e tretë Juventusit në këtë sezon. Ky është rezultati më i mirë që verdheblutë kanë siguruar në këtë duke u konfirmuar tashmë si një skuadër e rrezikshme për çdo rival në Itali. Humbja e Juventusit i jep mundësi Interit nesër të barazojë me pikë “Zonjën e Vjetër” duke rindezur luftën për titullin kampion në Itali.

VERONA-JUVENTUS 2-1 (FT)

Golashënues: Borini 76′, Pacini 85’/ Ronaldo 65′

Formacionet titullare Verona-Juventus:

Hellas: Silvestri; Rrahmani, Kumbulla, Gunter; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazoviç; Pesina, Zakanji; Borini

Juventus: Shezni; Kuadrado, Bonuçi, De Ligt, Aleks Sandro; Rabiot, Pjaniç, Bentankur; Dagllas Kosta, Higuaín, Ronaldo./PANORAMASPORT

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.