Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Derbi i “Madoninna”-s, shet te gjitha biletat, nuk ka vende ne San Siro

Stadiumi “San Siro” ka shitur çdo vend, ndonëse nuk do të kemi rekordin e arkëtimeve për Interin, pasi në vend të parë do të mbeten 6.5 milionë eurot e ndeshjes së tetorit kundër Juves, që mbetet dhe shifra më e lartë e arkëtuar ndonjëherë në Serinë A.

Por derbi do rrëmbejë vendin e dytë me 5.6 milionë euro arkëtime. Apeli mediatik është i jashtëzakonshëm dhe janë shifrat ato që e tregojnë.

Për ndeshjen do të jetë të akredituar 25 gazetarë, dhjetë radio do të tregojnë ndeshjen në të gjithë botën si edhe 20 televizione të huaja do të transmetojnë live një ndeshje, e cila do të përcaktonte shumë në luftën për titullin kampion.

Në Afrikë, Amerikë dhe Azi janë bërë gati që ta gdhijnë për të parë këtë sfidë, transmeton BW.

Një derbi që do të përjetojë dhe solidaritetin, një përqafim virtual për Kinën, e cila është vendi i origjinës së familjes Zhang, pronarëve të Interin, dhe që po luftoj me coronavirusin.

Pas 300 mijë maskave të dërguara në Vuhan, nesër Interi do të luajë me simbolikë në fanellë, ndërsa mesazhi “sot e përgjithmonë, bashkë si një skuadër”, e shkruajtur edhe në kinezçe, do shoqërojë ekipet në fushë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.