Dalin analizat, gruaja e dyshuar ne Kosove nuk eshte infektuar nga koronavirusi

Kosovë&Rajon
Dalin analizat, gruaja e dyshuar ne Kosove nuk eshte infektuar nga koronavirusi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka treguar se pacientja e shtrirë në Klinikën Infektive, me dyshimet se mund të ishte e prekur nga koronavirusi, nuk është prekur nga sëmundja që origjinën e ka nga Kina. Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati ka dalë negativ.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe Lendita Berisha, drejtoreshë e Klinikes Infektive, e ka konfirmuar lajmin.

Sipas mjekëve të QKUK’së, pacientja është shtetase e huaj, e cila punon në Kosovë.

Mjekët kanë bërë të ditur se pacientja, pasi i është shfaqur një kollë, ka shkuar në spital për t’u kontrolluar.

Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë, që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Një grua po është shtrirë në QKUK nën dyshimin se ka virusin koronavirus.

Pas lajmit se një paciente dyshohet se është prekur me koronavirusin ka folur ministri i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se një grua kishte dyshuar se është prekur me koronavirus, por simptomat nuk e tregojnë këtë.

“Arsyeja e kësaj konferenca është se është një dyshim se filloi të bëhej njëlloj panike, për një dyshim se një person është dyshuar se është infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Ajo pasi ka lexuar se janë pesë persona të infektuar, ajo kishte filluar të kishte një kollë të lehtë, por pa temperaturë dhe simptoma të tjera është alarmuar dhe ka ardhur në Klinikën Infektive për të bërë kontrolle dhe rezultatet po i presim”, tha Vitia.

Sipas ministrit të Shëndetësisë të gjitha gjasat thonë se rezultatet nuk do të jetë pozitive.

“Nga ekipa u sigurova se të gjitha materialet e nevojshme të siguruara, është marrë mostra dhe pritet nga ora 11:00 të dalë rezultati dhe të sigurojmë qytetarët se sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë rezultat pozitiv edhe pse jemi duke i pritur, pra nuk ka nevojë për asnjë panik.

Ajo çfarë më thanë ishte se ka një kollë, por jo edhe temperaturë. Ai ka bërë të ditur se personi që ka dyshuar se është infektuar me koronavirus është nga Britania”, ka thënë Vitia.

Ndërsa, drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha u shpreh se pacientja është izoluar dhe janë duke u pritur rezultatet nga Instituti Kombëtar.

Kurse, Dr. Naser Ramadani njoftoi se shumë shpejt do të dalin rezultatet nga Laboratori i Instituti Kombëtar dhe analizat bëhen si në çdo shtet tjetër evropian, pasi Kosova është ndër shtetet e para që ka siguruar materialin e nevojshëm shëndetësor për të diagnostikuar koronavirusin.

“Duke pasur parasysh se mostrat në Laboratorin e Institutit Kombëtar bëhen me metodat më të sofistikuara dhe se i tërë materiali i nevojshëm, i cili është zbuluar që dy javë për diagnostikim, nuk ka pasur në histori të mjekësisë për këso lloj diagnostikimi, Instituti Kombëtar është i furnizuar si çdo qendër evropiane. Pritet që pas proceduarave laboratorike, diku pas mesnatës, të dal rezultati për pacienten”, tha ai.

ME TE LEXUARAT