BE reagon per OFL, Soreca: Anti-KCK duhet te funksionoje nen udheheqjen e SPAK

Aktualitet
BE reagon per OFL, Soreca: Anti-KCK duhet te funksionoje nen udheheqjen e SPAK

BE ka dhene edhe nje tjeter mesazh ne lidhje me operacionin forca e ligjit, duke kerkuar qe drejtimi i operacionit te behet nga SPAK. Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka komentuar nga Vlora duke thene se parimi "ndiq paranë" është mënyra më efikase për të luftuar krimin e organizuar, por nga ana tjetër shtoi se po e ndjekin nga afër zbatimin e ligjit.

Struktura e re e policisë, tha ai, duhet të funksionojë dhe të punojë nën udhëheqjen e SPAK.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Soreca: Ne besojmë që parimi "ndiq paranë" është mënyra efikase për të luftuar krimin e organizuar. Kjo tregon vullnetin politik për ta trajtuar atë problem. Megjithatë mënyra sesi do të zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër zbatimin e këtij ligji. Është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të ndjekë jo vetëm parimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit por gjithçka që ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut.

Po ashtu është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të funksionojë dhe të punojë nën udhëheqjen e SPAK. Po e ndjekim nga afër zbatimin e këtij ligji, të gjithë punën që po bëhet, jam në kontakt me Ministrinë e Brendshëm dhe javën e ardhshme do të takohem dhe me udhëheqësit e SPAK.

Lidhur me procesin e integrimit, Soreca tha se Komisioni Europian ka shpallur një metodologji të re për këtë çështje që shkon në të njëjtin drejtimn që kanë kërkuar disa shtete anëtare të BE.

"Kjo do të diskutohet në Këshillin Europian ndërkohë që Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet e saj edhe gjatë pranverës. Është një hap në rrugën e duhur, nëse Shqipëria do të ketë mundësinë që ta prezantojë veten në mënyrën e duhur në takimin e pranverës. Unë jam optimist dhe realist, kështu që gjatë 7 javëve në vijim ne do të vazhdojë të presim që të ketë përpjekje dhe rezultate të reja në mënyrë që Shqipëria në atë takim të jetë aty ku duhet të jetë", tha ambasadori.

Ai foli edhe per rindërtimin duke theksuar se po punohet shumë në këtë drejtim. Në këtë konferencë do të jenë të pranishme më shumë se 100 shtete, do të jenë të pranishëm zyrtarë të niveleve të larta. Shqipëria është trajtuar si të ishte vend anëtar i BE.

Soreca njoftoi gjithashtu se delegacioni i BE-së në Tiranë ka zgjedhur që Ditën e Europës me 9 maj ta festojë në Vlorë, një nga qytetet ku BE ka investuar më shumë.

Soreca: Në Vlorë kemi inplementuar dhe financuar tre projekte madhore nga buxheti i BE dhe këto projekte për Vlorën si dhe mbështetja e BE do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

ME TE LEXUARAT