Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Alketa Vejsiu do te perserise ne Sanremo veprimin qe beri ne festivalin e RTSH

Moderatorja Alketa Vejsiu po e pret me emocion të madh prezantimin sot në Sanremo. Ajo do të bëhet shqiptarja e parë që drejton eventin më të rëndësishëm muzikor të Italisë, çka në sytë e shumë ndjekësve, përbën dhe pikën kulmore të karrierës së saj.

Alketa do të ngjitet në skenën “Ariston” në krah të Amadeus dhe të Georgina Rodriguez, bashkëshortja e famshme e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo.

Ashtu siç ndodhi edhe në festivalin e këngës në RTSH, Alketa edhe do të këndojë! Se çfarë hiti ka përzgjedhur, kjo nuk dihet ende, por padyshim duhet të jetë diçka e këndshme dhe që i përshtatet vokalit të saj.

“Para së gjithash falenderoj Rai-n dhe Amadeus për ftesën e veçantë, që është ëndrra e një kombi të tërë. Në Shqipëri, Sanremo ka qenë kolona zanore e shumë njerëzve.

Për ne, Rai ka qenë dritarja e lirisë. Sytë e shqiptarëve janë me ju sonte dhe gjithashtu edhe të atyre që jetojnë në Itali, që janë më shumë se 600 mijë”, ka thënë Alketa në një konferencë për shtyp.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet