Vëllezërit Haklaj qëlluan në mitingun e PD-së në 1997, Berisha kërkoi “kokën” e Shkëlqimit

Aktualitet
Vëllezërit Haklaj qëlluan në mitingun e PD-së në

Kur trageti mbërriti në Fierzë, Haklajt ishin në pritje të kufomave. Të zhgënjyer kur mësuan se Fatmiri ishte penguar të hipte në traget, Shkëlqim, Ylli Haklaj dhe të tjerë njerëz të tyre nisen drejt sheshit ku kreu i Partisë Demkratike kishte planifikuar të zhvillonte mitingun. Aty, regjistrohet një incident I rëndë. Pak para se të niste mitingu, Ylli Haklaj qëllon me breshëri kallashnikovi drejt altoparlantëve duke i nxjerrë jashtë funksionit. Gjatë tubimit, Shkëlqim Haklaj me një grup personash afrohet pranë podiumit dhe i drejtohet me sharje e ofendime të rënda Sali Berishës teksa ai mbante fjalim.

“Në këtë moment Shkëlqimi dhe Ylli kanë reflektuar, Ylli duke qëlluar altoparlantët e mitingut dhe Shkëlqimi e ka fyer Berishën”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas incidentit të krijuar ndaj Sali Berishës, duke i prishu mitingun, ky i fundit i kërkon gardistëve të shoqërojnë Shkëlqim Halkajn. Por, kjo kërkesë nuk ishte e lehtë. Askush nuk guxonte të përballej me djemtë e familjes Haklaj.

Shkëlqimi kishte me vete disa burra të tjerë të cilët nuk lejuan shoqërimin e tij. Një prej tyre ishte edhe Feriz Kërrnaja, që do të identifikohej si krahu i djathtë i Fatmir Haklajt. Ferizi sapo kishte dalë nga burgu ku kishte njohur nga afër edhe ish-liderin socialist Fatos Nano. Kërrnaja ishte dënuar për vrasjen e mikut të ngushtë të Azem Hajdarit, Isuf Haluca. Ditën e vrasjes, Haluca madje mbante veshur pardesynë e Hajdarit. Pas incidentit në mitingun e Berishës në Bajram Curri, duket se Shkëlqim Haklaj kishte firmosur fatin e tij të zi.

Ky incizim bie në duart e Shkëlqimit shumë shpejt. Haklajt duket se kishin lidhje të forta edhe brenda Partisë Demokratike. Dikush, i dha këtë regjistrim ku dëgjohet Sali Berisha teksa kërkon që Shkëlqimi të shoqërohej në Tiranë pas incidentit që krijoi në miting.

“Berisha ka pasur njerëz aty por kemi pasur edhe ne njerëz, njerëz që kanë qenë afër Berishës e kanë incizuar dhe po atë ditë ia kanë dhënë Halilit dhe Shkëlqimi e ka dëgjuar, deri ditën që vdiq e ka pasur në makinë dhe e ka dëgjuar gjithë kohës. Dy javë para se Shkëlqimi të vdiste, po e dëgjonte aty në kuzhinë, dhe unë reagova. I thashë, Shkëlqimi, që tash e ka plotësuar Sali Berisha, e tha jo Zylfie se ka plotësuar akoma, do të tregoj kur ta plotësojë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Pas incidentit, Haklajt u pozicionuan hapur në mbështetje të kandidatit socialist për deputet për zonën e Tropojës, Din Selimi i cili kishte përballë Azem Hajdarin.

Kjo nuk u prit mirë nga Berisha, mbështetja që i bëmë Din Selimit dhe në mitingun e datës 22 qershor ‘97 ka thënë që Din Selimi e Nano vijnë me horra, bandat e serbit e UDB jugosllave”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Në atë kohë, zhvilloi fushatën për referendum, për rikthimin e monarkisë pretendenti për fronin Leka Zogu. Në Tropojë, ai hasi në pengesat e një grupi antimonarkist. Fatmiri, Shkëlqimi dhe Ylli i dolën në krah dhe e ndihmuan për të zhvilluar takimet në zonë. Top Story, ka siguruar pamjet e rrugëtimit të Haklajve për të mbrojtur Mbretin Zog në Tropojë.

ME TE LEXUARAT