Luftoni parazitet e zorreve me qepe te kuqe

Soft
Luftoni parazitet e zorreve me qepe te kuqe

Komponimet e squfurit që përmban qepa, të kombinuar me përbërës të tjerë, janë efektive kundra parazitëve të zorrëve dhe përshpejtojnë kurimin e problemeve të lidhura me to.

Trupi ynë mund të sëmuret edhe përmes ushqimit. Ky është rasti i parazitëve që jetojnë brenda zorrëve tona dhe që shkaktojnë dhimbje të forta të barkut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të luftuar këta parazitë, ju rekomandojmë 4 metoda me bazë qepën e kuqe.

Çfarë janë parazitët e zorrëve?

Me ‘parazitë të zorrëve’ i referoheni në mënyrë të përgjithshme një infeksioni të zorrëve të shkaktuar nga parazitët, më i zakonshmi prej të cilit është Enterobius virmicularis i cili shkakton dhe infeksionet parazitare shumë të zakonshme tek fëmijët.

Cilat janë simptomat?

Dhimbje të vazhdueshme të barkut.

Fryrje ose gazra.

Lodhje e shpeshtë pa arsye.

Kruarje në zonën perianale.

Periudha të diarresë të pasuara me periudha kapsllëku.

Prania e pikave të bardha në jashtëqitje.

Jashtëqitje e errët.

Humbje peshe.

Ndryshime të oreksit; pak ose shumë uri.

Katër medikamente me qepë për të luftuar krimbat e zorrëve

Kur shfaqet një nga këto simptoma, është e rëndësishme të filloni trajtimin e duhur. Qepët kanë shumë përdorime kurative. Medikamentet tradicionale me bazë qepën e kuqe, në veçanti janë një mënyrë e mirë natyrale për të trajtuar këtë problem.

Sallatë me qepë, hudhër dhe avokado

Komponimet e squfurit dhe flavonidet e qepës së kuqe lejojnë eliminimin e agjentëve të ndryshëm të dëmshëm brenda trupit. Duke i kombinuar ato me hudhrën dhe avokadon, krijoni një përzierje të mrekullueshme kundër parazitëve të zorrëve.

Përbërësit:

1 qepë e kuqe

1 avokado

3 thelpinj hudhër

Arra (sipas dëshirës)

10 fara kungulli

Përgatitja:

Qëroni dhe grini qepën.

Prisni në copa tulin e avokados.

Grini hudhrat.

Piqni pak farat e kungullit.

Përzieni gjithë përbërësit, në fund shtoni arrat sipas dëshirës.

Lëng qepe

Lëngu i qepës së kuqe është shumë i efektshëm për përshpejtimin e tranzitit të zorrëve, prandaj i ‘dëbon’ shpejt parazitët e zorrëve.

Përbërësit:

6 qepë të kuqe

Pak ujë

Përgatitja:

Grini 6 qepët dhe vendosini në një enë të madhe. Hidhni ujë aq sa të mbulohen.

Lërini të qëndrojnë për një natë.

Në mëngjes, pini një filxhan me lëngun e qepëve me stomak bosh.

Qumësht i aromatizuar me mente dhe qepë

Qumështi i aromatizuar me mente dhe qepë të kuqe është një ilaç i shkëlqyer kundra parazitëve, pasi i eliminon ato shpejt falë veprimit natyral anti-helm.

Përbërësit:

4 kërcej dhe 10 gjethe mesteje

1/2 gote qumësht i skremuar

1 lugë gjelle mjaltë

1 qepë e kuqe

Përgatitja:

Shtoni qumështin dhe menten në një tenxhere. Vendoseni të ziejë.

Ndërkohë grini imët qepën dhe shtojeni tek qumështi.

Në fund, ëmbëlsojeni me pak mjaltë.

Konsumojeni të vakët një orë para mëngjesit. Përsëriteni trajtimin për një javë.

Çaj me artemisia dhe qepë

Artemisja njihet për vetitë e saj antiparazitare. Nëse kombinohet me kompozimet e squfurit që përmban qepa dhe flavonoidet e saj, krijon një trajtim të fuqishëm kundra krimbave të zorrëve. Për të përgatitur këtë ilaç, duhet të përgatisim një çaj me këto bimë.

Përbërësit:

1/4 qepë e kuqe

4 filxhanë ujë (1 l)

2 lugë artemisia (30 gr)

Përgatitja:

Vendosni ujin të ziejë, ndërkohë grini imët qepën. Pasi të ketë marrë uji valë, shtoni qepën e grirë dhe gjethet e artmeisias. Lërini të pushojnë për 5 minuta. Kulloni çajin dhe pijeni ende të ngrohtë. Përsëriteni këtë trajtim tre herë në ditë.

Pavarësisht se është një infeksion i zakonshëm, ai nuk duhet të nënvlerësohet sepse nëse lihet pa trajtuar, shkakton pasoja të rënda shëndetësore.

ME TE LEXUARAT