Kreret e tri grupeve kriminale ne kerkim, kush jane urdheruesit e pengmarrjes se Jak Prenges

Aktualitet
Kreret e tri grupeve kriminale ne kerkim, kush jane urdheruesit e pengmarrjes se

Kreret e tri grupeve kriminle me aktivitet te gjere ne vend jane shpallur ne kerkim ne lidhje me pengmarrjen e Jak Prenges. Gazetarja e kronikës në Top Channel foli për rrëmbimin e Jak Prengës ku tha se policia akoma nuk e ka gjetur trupin e viktimës dhe do nisë përsëri nesër kërkimet në rrethinat e shijakut.

‘Pamjet e kamerave të sigurisë kanë bërë të mundur që kërkimet e policisë të shtrihen pranë zonës së Shijakut. Janë 3 persona të shpallur në kërkim, të cilët janë: Gentian Doçi, Altin Hajro dhe Dritan Rexhepi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gentian Doçi është pjesë e njëprej bandave të Shkodrës, bandës së dukagjinasve. Sipas burimeve nga polica Dritan Doçi ka gisht në vrasjen e Nard Polisë, i njohur si Nardi i bujtinave në Malësinë e Madhe.

Altin Hajri është pronari i resortit Golden ku u mor peng Jak Prenga. Ndërsa Dritan Rexhepi është i burgosur në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge’- tha Anila Hoxha.

E gjithë ngjarja bëhet për pazaret e drogërave të forta. Kjo pasi vëllai i viktimës ka telefonuar Gentia Doçin ku e pyet: Ku e kam vëllain?

E di mirë ku e ke vëllain sepse me keni prekë mallin- ishte përgjigjia e Doçit.

ME TE LEXUARAT