Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Vrasja e pengut per drogen, kamerat kapen trupin e zhveshur te Jani Prenges qe futet ne furgon

Policia ka sekuestruar me dhjetëra orë filmime nga kamerat e sigurisë përreth resortit luksoz në Shijak ku mendohet se makina tip range rever i bardhë bashkë me 4 persona të tjerë kanë marrë peng jan Prengën.

Automjeti fillimisht është filmuar në zonën e Laprakës më pas në zonën e resorit në Shijak. Pengmarrja e Jan Prengës ka pasur si shkak marrjen prej 60 kg kokainë nga vëllai i Prengës dhe nuk e ka dorëzuar në destinacionin final.

Prokuroria e Tiranës pas një urdhri të marrë nga gjykata ka vënë nën përgjim familjarët e Jan Prengës ku rezulton se vëllai i Jan Prengës Astriti, në një telefonatë me familjarët e tij ku u ka kërkuar këtyre të fundit të mos kenë asnjë lloj bashkëpunimi me policinë e shtetit të mos komunikojnë me policinë në asnjë lloj momenti.

Sipas përgjimeve ka rezultuar se Astriti u ka thënë familjarëve se e ka dorëzuar sasinë e kokainës në destinacion.

Por nga përgjimet gjithashtu mësohet se sasia e kokainës nuk është e plotë pasi bëhet fjalë për një pjesë tjetër edhe më të madhe prej 300 kg kokainë, e cila nuk është dorëzuar ende.

Nga përgjimet mësohet se vëllai i Jan Prengës Astriti u ka thënë familjarëve se Jani ndodhet në zonën e resorit dhe është gjallë dhe mirë, por gjithçka është hedhur poshtë nga kamerat e sigurisë.

Trupi i Jan Prengës nxirret i zhveshur nga automjeti tip Range Rover dhe më pas futet në një tjetër furgon. Janë parë gjithashtu persona të tjerë me kazma e lopata ku dyshohet se janë përdorur për të varrosur trupin e Jan Prengës.

Dyshimet më të forta burimet policore i kanë për Festim Bexhdilli 30 vjeç i cili dyshohet se është personi që ka varrosur trupin e Jan Prengës.

Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim 4 persona të cilët dyshohet se kanë urdhëruar pengmarrjen. Të 4 nuk janë të panjohur por figura të njohura të krimit për policinë shqiptare por jo vetëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.