Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Sizmiologu: Lekundja e sotme prane epiqendres se termetit te nentorit

Sizmiologu Rexhep Koçi nga Instituti i Gjeoshkencave në një lidhje direkte për Abc News qetësoi opinionin publik duke thënë se kjo situatë vjen si shkak i goditjes së fuqishme të 26 nëntorit.

Sipas tij termeti i mbrëmjes së sotme me magnitudë 4.9 në veri të fshatit Bubq është ngjarje post-termetore.

“Ngjarja e sotme sizmike u regjistrua në orën 21:15 me epiqendër 3 km nga fshati Bubq dhe 6 km në perendim të Fushë-Krujës.

Termeti u regjistrua nga Instituti i Gjeoshkencave me magnitudë 4.9 dhe më pas edhe dy lëkundje të tjera me magnitudë 4.2 dhe 3.1 të shkallës Rihter”.

“Janë pasgoditje të termetit të 26 nëntorit, është një ngjarje e regjistruar pranë epiqendrës nuk mund të quhet termet i fortë, por i moderuar”, tha ai më tej.

“Pasgoditje të tjera do të priten edhe në ditët në vijim, janë ngjarje normale sizmike. Termetet janë të padëmshme për strukturat kur janë me magnitudë më pak se 5 të shkallës Rihter”, u shpreh sizmiologu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.