Si e zbuloi babai 22 vjeçarin qe abuzoi seksualisht me të miturën ne Kamze

Aktualitet
Si e zbuloi babai 22 vjeçarin qe abuzoi seksualisht me të

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Kamzë, ku një e mitur e shoqëruar nga babai i saj ka akuzuar një 22 vjeçar se e ka abuzuar seksualisht.

Në deklaratën e saj në polici, e mitura është shprehur se 22 vjeçari, Ardit Domi, me origjinë nga Kukësi e ka përdhunuar ndërkohë që ky i fundit ka mohuar këtë fakt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë vetë i ati që e ka marrë vajzën dhe e ka çuar në polici.

Ky i fundit ka deklaruar në polici se 22 vjeçari i kërkonte shpesh fotografi nudo vajzës së tij.

Pasi ka zbuluar komunikimin me të riun, babai I ka kërkuar vajzës identitetin e personit me të cilin fliste por vajza në fillim nuk ka pranuar.

Në këto kushte babai i së miturës ka kryer hetime vetjake dhe ka zbuluar se kush ishte personi dhe më pas ka shkuar ne polici.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin nr 5, kanë kryer arrestimin në flagrance të shtetasit, A.D, 22 vjeç, banues ne fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”

ME TE LEXUARAT