Shqiptarja u dyshua se ishte me koronavirus, del se ishte me...

Aktualitet
Shqiptarja u dyshua se ishte me koronavirus, del se ishte me...

Autoritetet shqiptare kanë trajtuar rastin e parë të dyshuar si të prekur nga koronavirusi, por testet laboratorike kanë faktuar se bëhet fjalë për grip dhe jo koronavirus. Bëhet fjalë për një grua e cila ishte kthyer 10 ditë më parë nga Kina dhe është paraqitur në Spitalin Infektiv.

Pas testimit të kryer nga laboratori i certifikuar i Institutit të Shëndetit Publik është parë se bëhet fjalë për virus gripal të zakonshëm. Pacientja është ende në terapi, në Spitalin Infektiv. Nga Aeroporti i Rinasit, ku shkoi për të parë situatën, Ministrja e Manastrisliu konfirmoi se aktualisht nuk ka asnjë rast të koronavirusit në vendin tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë 24 orëve të fundit në Aeroportin e Rinasit janë kontrolluar 17 pasagjerë shqiptarë dhe të huaj që kanë udhëtuar nga Pekini dhe Shangai drejt Tiranës, nëpërmjet aeroporteve të tjera. Pas kontrollit të kryer nga njësia e shëndetësisë në aeroport, gjendja e tyre paraqitet e mirë./Klan

ME TE LEXUARAT