Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Pengmarrja ne Kamze/ Vellai mbajti peng 280 kg heroine

Detaje nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Zbërthen grupi i personave në kërkim, 3 nga Vlora dhe 1 nga Shkodra, që dyshohet të jenë të përfshirë në pengmarrjen e shumë personave të tjerë në Vlorë.

I arrestuari i pestë, Festim Bexhdili dyshohet se dogji rrobat e Jan Prengës. 49-vjeçari hyri me këmbët e tij në resort, doli i pajetë pas 8 orësh mbajtur në krahë nga disa persona. Përgjimet në Angli ndaj vëllait, Astrit Prenga zbuluan grupin e pengmarrësve, vëllezërit Hajri. Ai mbajti peng 283 kg kokainë duke mos e dorëzuar në destinacion duke i bërë presion grupit kriminal që të paguhej më shumë. Iu kundërpërgjigjën duke i vrarë vëllanë.

Jan Prenga ka hyrë me këmbët e tij në kompleksin “Golden” siç është fiksuar nga kamerat e sigurisë, dhe ka dalë pa shenja jete, i mbajtur në krah nga disa persona.

Ai tha se Jan Prenga është filmuar i gjallë teksa nxirret nga makina e autorëve që e rrëmbyen në Kamëz, e cila sipas policisë rezulton t’i jetë vjedhur një këngëtareje, ndërkohë që pas 8-9 orësh, ai del nga kompleksi “Golden” i pajetë i mbajtur në krah nga personat, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në pengmarrje dhe vrasje.

Veç 5 të arrestuarve, janë edhe 5 persona të shpallur në kërkim, mes të cilëve Altin Hajri, por edhe tre persona nga Vlora dhe një nga Shkodra. Sipas tij, duke cituar burime nga prokuroria, ata janë persona me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vrasjeve dhe lëndëve narkotike. Por edhe të dyshuar që mund të kenë marrë peng persona të tjerë, veçanërisht në zonën e Vlorës.

Ndërkohë i arrestuari i pestë për pengmarrjen e Jan Prengës dhe më tej vrasjen e tij, Festim Bexhdili, dyshohet të ketë pasur rol në fshehjen e gjurmëve. Sipas gazetarit Qyno, ai ka djegur rrobat e Jan Prengës. Trupi i 49-vjeçarit që u rrëmbye më 17 janar në Kamëz, ende nuk është gjetur.

Ai dyshohet se transportonte sasi të konsiderueshme kokaine duke i kaluar nga porti i Anglisë, për t’i futur në Angli. Por teksa kishte kaluar me sukses disa rrugë transporti, vëllai i Jan Prengës së fundi, në dhjetor 2019, nuk kishte dorëzuar një sasi prej 283 kg kokainë të cilën e kishte marrë në Portin e Anglisë, dhe i kishte bërë presion anëtarëve të grupit kriminal, se kërkonte më shumë lekë për punën që ai bënte.

Astrit Prenga e ka mbajtur drogën duke mos treguar vendin ku e kishte fshehur, dhe ka kërkuar më shumë para nga çfarë kishte rënë dakord me grupin kriminal, ndoshta për vetë sasinë e madhe të lëndës narkotike që ai transportonte, 283 kg kokainë. Ai i vuri kushte anëtarëve të grupit në Vlorë dhe Shijak, në të kundërt nuk do ta çonte drogën në destinacion. Por me të njëjtën monedhë, disa kohë më vonë, më 17 janar 2020, grupi kriminal me seli në Shijak, ia ktheu duke i rrëmbyer vëllanë të cilin më pas e kanë vrarë.

Dy vëllezër të Jan Prengës ndodhen në Angli, Astrit Prenga që ishte korrier i grupeve kriminale të Vlorës dhe Shijakut dhe Ndrek Prenga. Ky i fundit ndodhet në burg prej vitit 2017, dhe është dënuar me 8 vite burg po për trafik droge.

Ajo që çoi policinë shqiptare në gjurmët e vëllezërve Hajri dhe të dyshuarve të tjerë si pengmarrës të Jan Prengës, janë përgjimet e autoriteteve britanike ndaj Astrit Prengës. Teksa ata e përgjonin për të zbërthyer rrjetin e drogës, aty ka dalë edhe biseda që vëllezërit Hajri i kishin marrë peng vëllain në Shqipëri.

“Astriti dyshohet të jetë personi që ka nxjerrë drogën nga porti dhe e ka futur në Angli, është personi që prokurorët e dyshojnë si njeriun që është kapur në përgjime nga autoritetet angleze, dhe ka sjellë çelësin e kësaj pengmarrje në Shqipëri. Ka qenë në përgjim për drogën në Angli dhe ka dalë rishtazi që vëllai i tij është marrë peng në Shqipëri dhe më konkretisht nga vëllezërit Hajri në Shijak”, tha gazetari Elton Qyno i ftuar në Report Tv me moderatoren Aida Tançica.

Policia dhe prokuroria kanë dyshime të forta se pas kësaj ngjarje fshihen vëllezërit Leonard dhe Altin Hajri, nga Shijaku. Altin Hajri është pronari i resortit “Golden” ku u çua dhe më tej u vra Jan Prenga pasi u mor peng. Teksa Leonard Hajri u arrestua së bashku me babain e tij, një kushëri dhe një shok, Altin Hajri është në kërkim policor.

Por Shqiptarja.zbuloi ekskluzivisht dje, se ndaj tij, në qershor 209, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka marrë vendim duke e dënuar në mungesë me 7 vjet burg për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Altin Hajri sipas gjykatës ka tentuar të vrasë duke e qëlluar tre herë me pistoletë dhe duke e plagosur në dorë, fqinjin e tij, i cili me profesion është hidraulik dhe kishte bërë punimet në kompleksin “Golden”. Hajri nuk i kishte shlyer të gjithë pagesën për punimet, pasi sipas dëshmisë së hidraulikut, M.Balla, kishte për të marrë edhe 3 mijë euro. Pra teksa Altin Hajri ishte në kërkim për dënimin e marrë në një proces gjyqësor të zhvilluar në mungesë të tij, ai dyshohet dhe kërkohet nga autoritetet për marrjen peng dhe vrasjen të Jan Prengës.

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë masën e sigurisë të “arrestit me burg” për të arrestuarit të cilët pritet të dalin para gjykatës. Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të ketë lidhje me krimin./ shqiptarja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.