Ish-ushtar i UÇK-se, kush eshte polici qe mbeti i vdekur nga shperthimi me bombe

Kosovë&Rajon
Ish-ushtar i UÇK-se, kush eshte polici qe mbeti i vdekur nga shperthimi

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ka vdekur dje pas një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit, pas shpërthimit të një bombe në banesën e të kërkuarit. I ndjeri kishte qenë edhe pjesëtar i UÇK-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë dy të tjerë kanë mbetur të lënduar dje rëndë pas një aksioni në shtëpinë e një personi të dyshuar për narkotikë dhe dhunë në familje.

Përveç policëve, i lënduar ka mbetur edhe djali 12 vjeç i të dyshuarit, i cili në shtëpinë e tij e kishte vendosur një bombë.

Deri tani raportohet se njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë pasi që fatkeqësisht, ka mbetur i verbuar.

Indeksonline mëson se Artur Mrasori dyshohet se ka mbetur i verbuar, pasi u dërgua në QKUK.

ME TE LEXUARAT