Zjarr në Tropojë, zjarrfikësit nuk ndërhyjnë për shkak se zona është e minuar

Aktualitet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pjesë të pyllit mes Qaf-Prushit dhe Qaf -Morinës në Tropojë.

Forca të shumta zjarrëfikëse nga bashkia Tropojë dhe forca shtesë nga bashkia Kukës dhe Has po punojnë për 2 ditë për shuarjen e zjarrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet për Faxweb.al, nga bashkia Tropojë është shuar një pjesë e zjarrit, por mbetet ende aktiv një pjesë në Qaf-Morinë e cila dyshohet si zonë e minuar dhe nuk kanë marrë përsipër ndërhyrjen në atë zonë për shkak se mund të rrezikojë jetën punonjësve dhe banorëve.

ME TE LEXUARAT