Grabitesit bejne namin/ Vidhen banesa dhe dyqane

Aktualitet
Grabitesit bejne namin/ Vidhen banesa dhe dyqane

Mbrëmjen e kaluar ka ndodhur një tjetër grabitje në Librazhd në fshatin Hotolisht ku është vjedhur një dyqan në të cilin shiteshin produkte ushqimore.

Faxëeb mëson se biznesi ishte në pronësi të Arif Alliut dhe ndodhet në qendër të fshatit ngjitur me ndërtesën e Njësisë Administrative (ish-Komunës së Hotolishtit).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime bëjnë me dije se janë vjedhur 3-4 milionë lekë të vjetra si edhe mallra ushqimore ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer veprime hetimore.

Objekti ishte ndërtuar kohët e fundit ndërsa një pjesë e tij është përshtatur si biznes.

Sipas dëshmive  çdo natë flinte në dyqan pasi kishte frikë mos dikush i vjedh mallin që kishte brenda ndërkohë mbrëmë meqë kishte reshje të shumta shiu dhe temperaturat të ulëta, ai ka fjetur në shtëpi.

Hajdutët, ende të paidentifikuar, kanë përfituar nga rasti duke vënë në jetë planin e tyre.

ME TE LEXUARAT