Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Gjenden trupat ne rrenojat e helikopterit të Kobe Bryant, dalin pamjet e reja

Kërkimet në vendin ku u rrëzua helikopteri i Kobe Bryant, në të cilin gjendeshin edhe tetë pasagjerë tjerë, po marrin fund.

Krejt kjo pas konfirmimit se janë gjetur trupat e pasagjerëve që ndërruan jetë në këtë aksident tragjik.

Një ditë më parë, zyrtarët e Qarkut të Kalabasas njoftuan se fillimisht gjetën tre trupa, ndërkaq tani gjetën edhe gjashtë të tjerë.

“Hetuesit po punojnë në mënyrë aktive për të identifikuar kufomat e gjetura në vendin e rrëzimit të helikopterit. Një autopsi e kufomave të viktimave është duke u zhvilluar”, konfirmuan zyrtarët.

Departamenti i Sigurisë së Trafikut në Kalabasas lansoi një fotografi të kërkimit në vendin e ngjarjes.

Nga ana tjetër, në mediat e huaja po qarkullojnë fotografi të reja nga rrëzimi i helikopterit të Kobe Bryant, ku dëshmohet se ishte e pamundur t’i mbijetohej një aksidenti të tillë.

Krejt kjo pasi helikopterin e përfshin flaktë me t’u rrëzuar në tokë.

Fotografitë e mëposhtme i ka realizuar një person, i cili po shëtiste me biçikletë afër vendit ku helikopteri i Bryant u rrëzua rreth orës 09:45 në mëngjesin e së dielës.



Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.