Rama shtrengon duart me Presidenten e KE-se, darke pune per Konferencen e Donatoreve

Politikë
Rama shtrengon duart me Presidenten e KE-se, darke pune per Konferencen e

Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur takimet e tij me zyrtarë të lartë të BE dhe ndërkombëtarë në prag të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt të organizuar në Bruksel.

Dhe pikërisht pas ndalesës në Berlin, ai udhëtoi drejt Brukselit për të takuar organizatoren e Konferencës së Donatorëve, Presidenten e KE Ursula von der Leyen si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në cilësinë e kryetarit të OSBE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pas pak në një darkë pune me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Përgatitjet për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e Presidentes von der Leyen”, shkruan Rama në “Facebook”.

ME TE LEXUARAT