Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Perkeqesohet marredhenia e Mozzikut dhe Loredanes

Pas ndarjes së bujshme që u bë publike pak muaj më parë, Loredana dhe Mozzik nuk janë parë më bashkë.

Ata treguan se janë ndarë paqësisht dhe flasin për shkak të vajzës, megjithatë koncertet që kishin planifikuar bashkë nuk do i mbajnë.

Por, pak ditë më parë u vu re se emri i Mozzik qëndronte ende në listën e artistëve të ftuar nga Loredana për turin e saj “King Lori”.

Ata do të mbanin koncert më 10 mars në Gjermani, por gjërat paskan ndryshuar.

Pas konflikteve që kanë pasur kohët e fundit, Mozzik shihet se është hequr nga lista.

Loredana do e mbajë koncertin, por pa Mozzik.

Në këtë me siguri ka ndikuar edhe lidhja e re e Loredanës me reperin gjerman Macloud.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet