Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pas deshtimit te takimit, Kurti: U munduam boll per marreveshje

Pas takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në prezencën e dërkombëtarëve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm, përkundër asaj që interesimi dhe gatishmëria ishte e madhe.

“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm” është shprehur Kurti para mediave.

Në daljen e tij para mediave, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ambasadorët vetëm u informuan rreth takimit dhe nuk kanë ndërmjetësuar mes LDK’së e VV-së.

“Informuan ambasadorët e QUINT-it, sepse ata kishin ardhur për t’u informuar, jo për të ndërmjetësuar”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, se partia e tij është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje kurdo që VV e pranon ofertën e saj.

“Si LDK jemi të bindur që zgjidhja që e kemi ofruar.. e balancon besimin e qytetarëve që e kemi marrë nga qytetarët. Jemi të hapur nëse VV-ja i pranon kushtet e tona për qeverisje, ne në cdo moment jemi të gatshëm të lidhim një marrëveshje”, tha Mustafa

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet