Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Konfirmohet ne detyre kryetari i Apelit te Gjirokastres Dritan Banushi

Është konfirmuar në detyrë kryetari i gjykatës së Apelit në Gjirokastër, Dritan Banushi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) pas shqyrtimit të fakteve të mbledhura për Banushin vendosi konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi.

KPK konstatoi disa probleme për Banushin por kryetari i Gjykatës së Apelit i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për sa i përket pasurisë duke dhënë shpjegime për pronat e paluajtshme, vërtetësinë e deklarimeve për personat e lidhur dhe duke paraqitur një analizë financiare të përpiluar nga një ekspert i jashtëm për të hedhur poshtë bilancin negativ të KPK-së.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi u përball të hënën më 27 janar me procesin e vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Dritan Banushi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe përgjatë gati tre dekadave ka punuar si gjyqtar i Shkallës së Parë dhe Apelit Gjirokastër. Në vitin 2014 ai është emëruar si kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet