KLP hap garen per dy vende ne SPAK: Thirrje prokuroreve te kandidojne

Aktualitet
KLP hap garen per dy vende ne SPAK: Thirrje prokuroreve te kandidojne

KLP ka hapur garën për dy vende vakante në SPAK ose Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

KLP bën me dije të gjitha kushtet që duhet të plotësojë një prokuror për të kandiduar për SPAK si dhe bën me dije se në rast se numri i kandidatëve është më i madh se numri i vendeve vakant, atëhere do të bëhet një renditje vlerësuese sipas kritereve që janë pëcaktuar në njoftimin zyrtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I SPAK

Datë 28 janar 2020

Në bazë të nenit 179/8 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit Nr. 95/2016 “Për Oganizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” dhe të nenit 48/2 dhe 3 (ligji per SPAK) të ligjit Nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, ligji Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë“,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot fillimin e procedurave për plotësimin e

2 (dy) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër

Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (këtej e tutje Prokuroria e Posaçme).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ju bën thirrje që të kandidojnë të gjithë prokurorët që plotësojnë kushtet e mëposhtëme:

– Kanë ushtruar funksionin si prokuror për jo më pak se 10 vjet

– Nuk kanë masa disiplinore në fuqi

– Japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake

– Sigurojnë pëlqimin e anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake

– Nuk janë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Në bazë të nenit 6/1/a të Ligjit për Nr. 95/2016, “Për Oganizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”

pas dorëzimit të aplikimeve, kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës

1 Sipas nenit 47/2/c të ligjit për Statusin.

2 Sipas nenit 48/8 të ligjit për Statusin.

3 Sipas nenit 6/1/b të ligjit për SPAK.

4 Sipas nenit 6/1/c të ligjit për SPAK.

5 Sipas nenit 149/10 të Kushtetutës.

6 Kandidatët që e kanë kaluar me sukses vetting-un përpara datës së dorëzimit të aplikimeve, konsiderohen se e plotësojnë këtë kusht. Aplikimet e kandidatëve që nuk e kanë kaluar ende vetting-un i përcillen menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kryerjen e verifikimeve të parashikuara nga ligji i vetting (neni 57/11 i ligjit Nr. 95/2016, “Për Oganizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”).

Në rast se numri i kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore është më i madh se numri i vendeve vakante, Këshilli do të shqyrtojë kandidimet dhe do të vlerësojë / rendisë kandidatët përkundrejt kritereve të mëposhtëme:

– Rezultatet e kandidatëve në 2 vlerësimet e fundit të performancës;

– Përvoja e kandidatëve në pozicionet e komanduara;

– Përvoja e kandidatëve në hetimin e krimit ekonomik dhe krimit të organizuar (pranë Njësive të Përbashkëta Hetimore / NJPH, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Drejtorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme / PP);

– Kohëzgjatja e shërbimit në NJPH, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ose

Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në PP.

– Vjetërsia si prokuror;

Sipas nenit 48/14 të ligjit Nr. 96/2016 ”Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulla të detajuara për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për prokurorë të SPAK. Këto rregulla jane publike dhe te njohura tashme përpara fillimit të procesit të shpalljes per shprehje interesi per aplikime nga kandidate per prokurore per Prokurorise se Posacmeve.

Kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura i paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se 15 ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes në faqen e internetit të Këshillit.

Krahas kërkesës për kandidim, kandidatët dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të

Prokurorisë dokumentacionin e mëposhtëm:

Një letër motivimi (jo më shumë se 3 faqe A4) ku tregojnë sukseset e tyre më të spikatura në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe arsyet e kandidimit;

Kopje e diplomës së studimeve në drejtësi dhe e listës së notave;

Kopje e diplomës së studimeve në Shkollën e Magjistraturës dhe e listës së notave (nqs ka);

Kopje e Dekretit të Presidentit për emërimin si Prokuror;

Kopje e Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm për caktimin si prokuror në Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Krimeve të Rënda ose Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme;

Kopje të 2 akteve të fundit të vlerësimit të punës dhe aftësive profesionale e morale si prokuror (nqs ka);

Vërtetim nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Prokurorinë e Përgjithshme që tregon se kandidati nuk ka masë dispilinore në fuqi.

Formularët e parashikuar në shtojcat B1 dhe B3 të ligjit 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” të plotësuar rregullisht;

Aplikimet do të dorëzohen në formë elektronike në adresën: [email protected] (në këtë rast të gjitha dokumentat e sipërpërmendura duhet të jenë të skanuara) ose në formë fizike në adresën: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, rruga ”Qemal Stafa” Nr 1, godina e Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë).

_————————

7 Për dosjet e dorëzuara fizikisht KLP do të lëshojë një vërtetim që tregon marrjen në dorëzim të aplikimit dhe të gjitha dokumentave shoqëruese.

ME TE LEXUARAT