Dyshimet e frikshme, qumeshti i blere shkaktoi vdekjen e dy binjakeve 5-muajshe ne Berat

Aktualitet
Dyshimet e frikshme, qumeshti i blere shkaktoi vdekjen e dy binjakeve 5-muajshe

Binjaket 5-muajshe në Berat dyshohet se kanë vdekur nga qumështi i blerë. Prindërit e binjakeve rrëfyen për tragjedinë që ju ndodhi dhe për kushtet e vështira ekonomike ku jetojnë. Babai, Eduart Agalliu tregoi se qumështi për foshnjat u dhurohej nga shoqatat.

“Me këto pak lekë është e pamundur të ushqej familjen, por s’kam çfarë të bëj tjetër. Më kanë ndihmuar me qumësht dhe ushqime disa shoqata, por edhe me këto nuk kemi mundur dot të ushqehemi si gjithë të tjerët.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëna nga ana tjetër, Merushe Agalliu tregoi për momentin kur i gjeti binjaket pajetë. Ajo rrëfeu se kanë pirë kafen e mëngjesit për 20 minuta, por kur janë kthyer në dhomë i kanë gjetur fëmijët të ftohtë.

Kur ka kuptuar se ata nuk po reagonin, ajo ka lajmëruar bashkëshortin dhe me urgjencë janë nisur drejt spitalit, por nuk morën një lajm pozitiv.

Gjyshja e binjakeve nga ana tjetër mendon se vdekja e tyre mund të ketë ardhur edhe nga “Sëmundja e fëmijëve”. Ata apelojnë nga shteti për ndihmë për të zbardhur rastin.

Binjaket 5-muajshe u gjetën pa shenja jete mëngjesin e të dielës në banesën e familjes, duke tronditur kështu Beratin. Mjekët u kanë bërë autopsinë, por nuk janë gjetur shenja helmimi.

ME TE LEXUARAT