Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Do te çoj perpara trashegimine tende…’’, letra prekese e James per Kobe Bryant

Të dy i lidhte talenti dhe fati për të qënë mes më të mëdhenjve në historinë e basketbollit amerikan dhe jo vetëm. Por më shumë i lidhte një miqësi e fortë e “ngjizur” në parketin e NBA. Për këtë arsye, ndarja nga jeta e Kobe Bryant ka tronditur LeBron James, që mori pikërisht trashëgiminë e tij te L.A Lakers. Baketbollisti ka thyer heshtjen dhe me një mesazh prekës të postuar në rrjetet sociale ka ndarë dhimbjen e madhe për vdekjen në mënyrë tragjike të Bryant dhe vajzës së tij.

“Nuk jam ende gati, por ia ku filloj. Jam ulur këtu, duke u përpjekur të për të shkruar diçka në këtë postim, por sa herë mendoj për ty, për Xhixhin, miqësinë dhe vëllazërinë që na bashkonte nis të qajë! E dëgjova zërin tënd të dielën në mëngjes pata se të lija Filadelfian për t’u kthyer në Los Anxhelos. Nuk mund ta mendoja për miliona vjet se ajo do ishte biseda jonë e fundit. Si dreqin?! Të dua vëllai im i madh. Zemra ime do jetë te Vanesa dhe fëmijët! Do doja të thoja shumë për ne të dy këtu… Ne të Lejkërs. Të premtoj se do të marrë mbi shpatulla trashëgiminë tënde dhe premtoj të vazhdoj atë që ke bërë. Më jep forcë nga atje lart dhe kujdesu për mua në këtë mision. Unë do kujdesem për “Ne” këtu. Ka edhe shumë gjëra që do doja të thoja por nuk mundem, nuk mundem të vazhdoj! Deri kur të takohemi përsëri vëlla”, shkruan LeBron James.

Edhe L.A Lakers ka reaguar për herë të parë. Skuadra e basketbollit ku Bryant luajti për 20 vjet ka njoftuar se derbi kundër L.A Clippers, në program për t’u luajtur mbrëmjen e sotme sipas orës lokale është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.