Deshton marreveshja per formimin e qeverise, akuza mes Vetevendosjes dhe LDK

Kosovë&Rajon
Deshton marreveshja per formimin e qeverise, akuza mes Vetevendosjes dhe LDK

Edhe pas takimit ne prani te ambasadoreve te huaj ne Prishtine nuk është arritur marrëveshja me s LVV-së dhe LDK-së. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu konfirmuan deshtimin e bisedimeve.

Në Kuvendin e Kosovës sonte për me shumë se tre orë është mbajtur takimi mes liderëve të LVV-së, Albin Kurti, atij të LDK-së, Isa Mustafa dhe ambasadorëve të QUINT-it.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Isa Mustafa ka deklaruar para mediave se mbesin të oferta e tyre që ia kanë bërë LVV-së. “Mbesim të hapur në qoftë se LVV si parti e parë i pranon kërkesat tona. Jemi të gatshëm që në çdo kohë të lidhim marrëveshje”, tha Mustafa.

Kurse Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk ka marrëveshje, pasi LDK nuk po ka vullnet që të qeverisin bashkë.

“Do të doja që të thoja që marrëveshja është realizuar. Por nuk mund të them një gjë të tillë, pasi LDK po insiston të kërkesa e tyre e datës 8 janar”, tha ajo

ME TE LEXUARAT