Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Hetuesit 5 ditë në vendin e aksidentit te Kobe Bryant, nuk gjenden trupat

Mbare bota vazhdon të jetë e tronditur nga lajmi i së dielës për aksidentin ajror me helikopter ku humbën jetën legjenda e NBA, Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë bashkë me pilotin.

Policia e Los Angelesit vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova për atë çfarë ndodhi në Calabasas dhe gjetjen e trupave të viktimave gjë që u konfirmua nga Jennifer Homendy, anëtare e Bordit Kombëtar të Transportit dhe sherifi i Kontesë së Los Angeles, Alex Villanueva.

‘Skena e aksidentit ishte vërtet e tmerrshme. ne do të qëndrojmë në të 5 ditë për të mbledhur prova. nuk jemi këtu për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Nuk do ta përcaktojmë atë në vendin e aksidentit’, shprehet Jennifer Homendy.

Homendy theksoi se helikopteri nuk ishte i pajisur me kutinë e zezë, për faktin se ai tip mjeti nuk e kërkonte diçka të tillë. ndërsa Alex Villanueva theksoi se do të duhet ende kohë për të gjetur trupat e viktimave për shkak të fuqisë së përplasjes së helikopterit dhe terrenit të vështirë.

Philippe Lesourd një pilot dhe instruktor që ka një eksperiencë 29 vjeçare tha për AFP se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë mjegulla me pilotin që humbi kontrollin e helikopterit për shkak të vizibilitetit të dobët.

Ndërkaq në Los Angeles, tifozët vazhdojnë të bëjnë homazh për këtë legjendë të NBA pranë Staples Center, ndërkohë që drejtuesit e Ligës Amerikane të Basketbollit vendosën të shtyjë derbin e Los Angelesit mes Clippers dhe Lakers e parashikuar të luhej këtë të martë./top channel

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.