Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Skandal/ Oficeri dhunon per spital avokaten brenda ambienteve te Prokurorise

Avokatja i është drejtuar emision “Stop” në Tv Klan, duke treguar të gjithë ngjarjen e ndodhur më 22 Janar.

Ajo thotë se është përballur me dhunë verbale dhe fizike prej tij, e kjo pasi i kishte kërkuar këtij të fundit një informacion lidhur me një klient që e përfaqësonte.

Avokatja shprehet se Pali shpesh është në gjendje të dehur në punë, dhe në ditën që ajo i ka kërkuar informacion, ai ka nxjerrë zvarrë nga zyra.

Vetë Martin Pali, i pyetur nga “Stop”, e mohon të ketë ndodhur një incident i tillë, edhe pse avokatja u detyrua të merrte ndihmë mjekësore pas ngjarjes.

Por skandali po sfumohet nga Policia e Gjirokastrës, e cila nuk ka sekuestruar pamjet filmike të kamerës së korridorit hyrës të Prokurorisë, ku duket sesi OPGJ Martin Pali, ka nxjerrë zvarrë avokaten Orgesa Serani.

“Në dijeninë time nuk janë marrë pamjet filmime duke qenë se dhe vetë prokurori i rrethit, ka qenë prezent në momentet kur unë kam njoftuar policinë, dhe nuk i ka lejuar forcat e policisë të marrin pamje, duke favorizuar një oficer i cili shumicën e kohës është i dehur”.

“Stop” tregon vendndodhjen e kamerës brenda në Prokurori dhe informon dhe SHÇBA Gjirokastër, për të kontrolluar procedurën, që po ndjek Policia.

Nga drejtuesi i saj gazetarit të emisionit investigativ, iu tha se policia duhet të ndjekë me rigorozitet procedurat dhe duhet të sekuestrojë pamjet, për të zbardhur këtë skandal në institucionin e prokurorisë.

Gazetari: Nga kush u dhunuat?

Orgesa Serani: Nga OPGJ Martin Pali. Ditën e sotme jam drejtuar oficerit Martin Palit për të marrë një informacion lidhur me një klient të cilin unë e përfaqësoj, në cilësinë e avokates, për një kallëzim që kishte ushtruar klienti im. Nga ana e oficerit marr një përgjigje shumë arrogante, më thotë që duhet t’i drejtohem sekretarisë për të marrë informacion. Në atë moment i drejtohem sekretarisë. Në bisedë e sipër me sekretaren, të cilës po i kërkoja informacionin, ndërhyri përsëri oficeri Martin Pali, i cili doli nga zyra dhe filloi të bërtiste dhe të më ofendonte. Pasi mbarova bisedën me sekretaren, i drejtohem përsëri Palit dhe i them të ketë kujdes me komunikimin duke qenë se ndodhet në ambientet e një institucioni shtetërorë dhe nuk mund t’u drejtohet qytetarëve apo avokatëve në atë lloj forme.

Gazetari: Çfarë ndodhi më pas?

Orgesa Serani: Më pas oficeri Martin Pali më shtyu, më goditi, dhe më nxori jashtë zyrës së tij për të mos më dhënë më informacion. Menjëherë pas incidentit telefonova policinë e Gjirokastrës. Pranë prokurorisë u paraqitën oficerët e policisë të cilët më shoqëruan në komisariat ku bëra dhe kallëzimin. Më pas iu drejtova ambienteve të spitali ku mora mjekimin e nevojshëm, bëra disa injektime.

Pas deklaratës dhe ankesës së bërë nga avokatja Orgesa Serani, për të qenë transparent, gazetari i emisionit “Stop”, iu drejtua edhe oficerit Martin Pali për të marrë versionin e tij.

Gazetari: Ne kemi më shumë se 5 orë që presim panë prokurorisë së Gjirokastrës, por ai nuk është pranë vendit të tij të punës, dhe pse orari zyrtar i këtij OPGJ është nga ora 08:00 deri në 16:00… por ai duket se e ka braktisur sot detyrën.

Ndërkohë ajo, avokatja thotë se Pali shpesh është në gjendje të dehur gjatë orarit të punës.

“Shumicën e kohës është në gjendje të dehur, kam rastisur dhe në raste të tjera kur kam qenë me klientë, dhe ky oficer ka qenë në gjendje të dehur”.

(Gazetari telefonon Martin Palin)

Gazetari: Zoti Pali, përshëndetje.

OPGJ, Martin Pali: Përshëndetje…

Gazetari: Ka ndodhur një konflikt midis teje dhe një avokateje..

OPGJ, Martin Pali: Ëëëë…

Gazetari: Në ambientet e Prokurorisë Gjirokastër…

OPGJ, Martin Pali: Pooo…

Gazetari: Si qëndron e vërteta? Pse ka ndodhur ky konflikt? Kush është versioni juaj?

OPGJ, Pali Martin: Normalisht do kem kontakt, pooo…,do kem ndoshta pak atë ditë,e mësova më vonë, e mësova më vonë, po nuk e njihja fare. Jo, jo!

Gazetari: A mundemi të takohemi ku ndodheni?

OPGJ, Martin Pali: Aktualisht jam larguar pak…

Një ditë më pas gazetari i “Stop”, është paraqitur sërish pranë ambienteve të Prokurorisë së Gjirokastrës për t’u takuar me OPGJ.

Gazetari: Sipas informacioneve oficeri është diku në një lokal dhe ne do të shkojmë që ta takojmë për t’i marrë versionin e tij, pse ka ndodhur ky incident.

(Gazetari e takon oficerin ndërsa ndodhej në makinën e tij.)

Gazetari: Ora është 09:00, kemi që në orën 08:00 që të presim tek Prokuroria por s’ke ardhur… po të të pyesim për incidentin. Të lutëm.. pse e keni goditur avokaten?! Dy minuta more zotëri… tek puna? Ok…

Gazetari, pasi OPGJ i komunikoi se për incidentin do të flasin tek pun, ndjek lëvizjet me makinë të tij… i cili nuk drejtohet për në Prokurori.

(Pasi ndalon makinën)

Gazetari: Zoti Pali, na thatë te puna?! T’ju marrim një prononcim lidhur me incidentin që ka ndodhur ditën e djeshme.

OPGJ, Martin Pali: Po më thuaj, por unë kam dhënë një shpjegim në polici, është ngjarje e pavërtetë, e stisur totalisht, provokim i hapur…

Gazetari: Po ju e keni prekur me dorë, ne e kemi të filmuar…

OPGJ, Martin Pali: Nuk e kam prekur.

Gazetari: Po është këqyr nga mjekët.

OPGJ, Martin Pali: Është këqyr por nuk e di, vazhdon punë policia. Vazhdon punë policia…

Gazetari: Ju e mohoni kategorikisht?

OPGJ, Martin Pali: Po po, nuk bëhet fjalë… kam 30 vjet punë.

Gazetari: Dyshohet në fakt, avokatja thotë që ju keni qenë në gjendje të dehur….

OPGJ, Martin Palit… (I merret goja)

Gazetari: Madje dhe ju ka filmuar pas incidentit duke pirë birra tek lokali përballë…

OPGJ, Martin Pali: Të lutem këto janë ofendime.

Gazetari: Jo ne i kemi të provuara.

OPGJ, Martin Pali: Ajo mund… në rregull pra, po kaloni s’ka gjë.

Gazetari: Si të kalojmë, po nuk lejohet të pish alkool në krye të detyrës.

OPGJ, Martin Pali: Nuk ka pirë kush alkool…

Pas komunikimit me Palin, gazetari është interesuar pranë Prokurorisë për të mësuar nëse janë marrë apo jo pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat ndodhen në korridorin e zyrës së OPGJ.

Gazetari: Si jeni?

Shefi i krimeve, Dhurim Çeko: Përshëndetje!

Gazetari: Genci Angjellari, i televizionit Klan i emisionit “Stop” , në lidhje me këtë rastin, se kemi ardhur urgjent nga Tirana për këtë incidentin me avokaten. A i keni sekuestruar..?

Shefi i krimeve, Dhurim Çeko:– Nuk prononcohem dot, të lutem!

Gazetari: Kamerat…

Shefi i krimeve, Dhurim Çeko – Janë veprime të…po po!

Gazetari: Janë sekuestruar ëëë …,ok! Faleminderit! Punë të mbarë!

Pas konfirmimit të marrë prej shefit të Krimeve, zotit Çeko, gazetari i “Stop” ka komunikuar edhe me shefin e SHÇBA-së, Vaso Kaculli.

Shefi i SHÇBA-së, Vaso Kalluci -Nuk kam informacion. Po në qoftë se është një çështje hetimore, duhet policia , duhet të veprojë në raport me atë.., detyrime ligjore, që ka procedura.

“Tani na mbetet të presim përfundimin e hetimeve dhe zbardhjen e këtij incidenti të paprecedentë, brenda ambienteve të Prokurorisë së Gjirokastrës, ku dhunohet një avokate nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, Martin Pali”. /tvklan/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.