Si u ekzekutua jashte kamerave te sigurise shqiptari ne porten e pallatit

Aktualitet
Si u ekzekutua jashte kamerave te sigurise shqiptari ne porten e pallatit

Vrasje tipike mafioze. Kështu e cilëson media italiane, ekzekutimin të shtunën të shqiptarit Gentian Kasa, 44 vjeç.

Viktima që ishte në gjysmëliri, pasi natën duhet ta kalonte në qeli, u qëllua menjëherë sapo doli nga pallati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kasa u qëllua me katër plumba në fytyrë si një shenjë hakmarrje mafioze.

Shqiptari ishte dënuar për një sërë krimesh, por gëzonte regjimin e gjysmëlirisë.

Ai sapo kishte dalë nga banesa, për tu drejtuar për në burgun Rebibbia, ku do të kalonte natën, kur në orën 23.00 një person i cili mesa dukej i njihte shumë mirë telekamerat e zonës e ka pritur sa të kalonte në trotuar për ta qëlluar.

Fillimisht e ka qëlluar në trup, më pas autori i ka dhënë viktimës dy goditje përfundimitare në kokë.

Ndoshta si shenjë hakmarrje për ndonjë gabim të mundshëm që ka bërë.

‘Punonte si punëtor, kishte bërë disa krime, por po mundohej ti linte pas’-u tha hetuesve bashkëshortja e tij

ME TE LEXUARAT