Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Raporti i “RAI 3” me video për drogën, reagon PD: Së shpejti paskemi zgjedhje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri reagoi pas videos së nxjerrë nga “RAI 3” për kultivimin e kanabisit në vendin tonë.

Strazimiri tha në “Facebook” se kjo video tregon qartë se së shpejti do të afrohen zgjedhjet. Me ironi ai u shpreh se zgjedhjet do të vijnë sepse qeveria po punon me drogën.

“Së shpejti paskemi … “zgjedhje”!!! RAI 3: Shqipëria gjithnjë e më shumë nën morsën e narko-trafikantëve! Rritet me 1.200% kultivimi i kanabisit në Shqipëri! Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane. Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është “mafia shqiptare” …. aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: Italinë! Konkluzioni? Po afrohen zgjedhjet dhe “çunat duhet të punojnë”!”

Më herët reagoi edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili videon e “RAI 3” ku thuhet se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është rritur me 1200% krahasuar me një vit më parë, është alarm kombëtar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet