Pengmarrja ne Kamze, pazari i prishur i droges, çfare ndodhi me...

Aktualitet
Pengmarrja ne Kamze, pazari i prishur i droges, çfare ndodhi me...

Policia e Shtetit ka zhvilluar sot një aksion në Shijak, ku ka shoqëruar dy persona, të dyshuar për rrëmbimin e ndodhur në Kamzë 10 ditë më pare, ku u mor peng shtetasi Jak Prenga.

“News 24” ka shkuar personalisht në Kamëz, pranë banesës së Jak Prengës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Nuk kanë bashkëpunuar as me ne gazetarët dhe as me shtetin. Ata kanë dashur që ta zgjidhin vetë konfliktin. Jak Prenga ka tre vëllezër të tjerë. Një nga vëllezërit ndodhet në një burg në Angli, dënuar me 12 vjet heqje lirie për trafik droge të rënda. Dyshohet se ai nuk ka dërguar një dërgesë heroine te grupi i Shijakut, që po ashtu merrej me këtë aktivitet. Jak Prenga nuk ka precedent, kurse vëllezërit e tij kanë. Këto kanë qenë arsyet pse policia shkoi në Shijak. Nga kontrollet e kryera në kompleksin ku jetonin të dyshuarit janë gjetur tre armë pa leje dhe më e pakta të shoqëruarit do të mbajnë përgjegjësi për armëmbajtje pa leje’, ./bw

ME TE LEXUARAT