Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Nusja vdiq pese dite pas dasmes, del autopsia ne Librazhd, monoksidi i mori jeten Rezartes

Mjeket ligjore kane nxjerre autopsine për vdekjen e të resë pak kohë më parë, Rezarta Xibrraku në Librazhd e cila u gjet pa shenja jetë bashkë me bashkëshortin e saj në dhomën e gjumit teksa ky i fundit arriti të mbijetonte.

Autopsia mjeko-ligjore ka provuar se e reja ka vdekur nga monoksidi i karbonit.

Me sa duket kjo ka pajtuar edhe prindërit dhe familjarët e Rezartës me familjen e dhëndërit të tyre të cilët kishin hedhur dyshime për vdekjen e vajzës së tyre të sapo martuar.

Ditë më parë familja, hodhi poshtë pistën e vetëvrasjes si dhe të mangallit që u gjet në dhomën e çiftit duke fajësuar familjen e Olsi Hajdarit.

Sot vëllai i Rezartës, Reshit Xibrraku është shrehur se janë dakort me përfundimin e autopsisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.