Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Koronavirusi do të bëhet më agresiv, paralajmërimi i frikshëm i ekspertes

Një eksperte në Kinë paralajmëron se lloji i ri i virusit, i cili u ndesh për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, mund të fitojë forcë gjë që mund të rrisë aftësinë e tij për t’u transmetuar nga një person tek tjetri.

Komuniteti kinez në Paris zhvilloi një paradë të guximshme, por të zymtë më 25 janar, që përkon me Vitin e Ri kinez. Pjesëmarrësit kërcyen në rrugë me kostume tradicionale, duke tërhequr spektatorë, pavarësisht shqetësimeve për përhapjen e virusit vdekjeprurës që u ndesh për herë të parë në Kinë.

“Kjo nuk do të na ndalë të dalim jashtë, duhet të vazhdojmë të jetojmë. Eshtë njësoj sikurse me sëmundjen e lopës së çmendur, njerëzit vazhdonin të dilnin”, thotë François, i shoqatës sportive Paris-Lion.

Ndërkohë autoritetet franceze po marrin masa se si të parandalojnë përhapjen e virusit në Francë dhe pjesë të tjera të Evropës.

“Do të vendosim një ekip mjekësor në aeroportin “Charles de Gaulle” sikurse bëmë kur mbërriti avioni i fundit nga Wuhani, pasi është pika kryesore e vendit e lidhur me Kinën me fluturime të drejtpërdrejta”, thotë Jérôme Salomon, ministria franceze e Shëndetësisë.

Edhe në vende të tjera autoritetet shëndetësore janë vigjilentë ndërsa numri i të prekurve në mbarë botën po rritet. Një ekspert kinez paralajmëroi se aftësia e koronavirusit për t’u transmetuar nga një person tek një tjetër duket se po bëhet më e fortë.

“Njerëzit e infektuar në Wuhan e kanë përhapur virusin në provincat e tjera. Në disa provinca po shohin ky virus i gjeneratës së dytë, po bëhet shumë i rrezikshëm”, thotë Li Lanjuan, i Akademisë Inxhinierike Kineze.

Ekzistojnë shqetësime se numri i të infektuarve mund të jetë me lartë se sa është raportuar. Zyrtarët kinezë thonë se ata po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndalur përhapjen.

“Bëhet fjalë për një lloj të ri sëmundjeje. Njohuritë tona për të janë të kufizuara. Nuk jemi të qartë mbi evolucionin e saj. Zhvillimi i një situate epidemike nuk është në kontroll të plotë”, thotë Li Bin, i Komisioni Kinez të Shëndetit.

Qeveria kineze ka vendosur në karantinë rreth 50 milionë njerëz në Wuhan dhe zonat përreth. Gjithashtu autoritetet po nxitojnë të përfundojnë ndërtimin e një spitali special për të trajtuar pacientët e infektuar me llojin e ri të virusit.

Në Shtetet e Bashkuara deri ditën e dielë u konfirmuan pesë raste personash të prekur nga virusi dhe 100 pacientë të tjerë po mbahen nën vëzhgim.

Periudha e inkubacionit mund të zgjasë deri në dy javë dhe kërkon kohë për të përcaktuar se cili virus është përgjegjës për problemet shëndetësore gjatë sezonit të gripit. /VOA

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.