Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Mjegulla shkak i rrëzimit të helikopterit, bota qan për vdekjen e Kobe Bryant

Në një kohë që bota e sportit është ende e shokuar nga laji tragjik për vdekjen e Kobe Bryant, dalin në dritë informacione më të detajuara në lidhje me dinamiken e aksidentit ajror dhe emrat e 8 personave të tjerë që humben jetën bashkë me yllin e basktëbolit amerikan.

Autoritetet lokale në Kalabasas, 48 kilometra larg Los Angelos, thanë paraprakisht se në zonën ku ra helikopteri kishte shikueshmeri të dobët për pilotin për shkak të mjegullës së konsiderueshme.

Mjeti fluturues u përplas me një koder rreth 500 metra të lartë teksa udhëtonte me 296 km në orë.

Helikopteri me Bryant, vajzen e tij Xhana dhe 7 persona të tjerë u nis rreth orës 09:00 të mengjesit të së dielës nga Sant Ana, një lokalitet në jug të Los Angelos.

40 minuta më vonë piloti ka tentuar të rrisë kuotën e lartësisë në të cilën udhëtonte mjeti, por nuk ka mundur dot të shmange përplasjen me kodrat e Kalabases, ndoshta për shkak të mjegullës së dendur.

Në mesin e viktimave vec vajzes 13 vjecare te Kobit, janë edhe trajner i njohur i bejzbollit amerikan Xhon Altobeli, gruaja e tij Keri dhe vajza Alisa që luante me të nnjejtin ekip me vajzën e Brajant.

Po ashtu gjeti vdekjen trainerja e basketbollit Kristin Mauser dhe bashkëshorti i saj, një muzikant i njohur ne Los Angelos. Për shkak të terrenit të vështirë do të duhen rreth 48 orë për nxjerren e të gjithë trupave.

Vdekja e 41 vjecarit Brajant solli reagimin e personazheve më të rëndësishëm të politikes, artit dhe sportit në mbarë botën. Ekipi I Los Angelos Lakers me të cilin ai fitoi gjithcka në karrierë ka tërhequr numrat 8 dhe 24 me të cilat Kobi ka luajtur.

Jashtë arenes së Lakers, u zhvilluan homazhe me pjesmarrjen e mijërave dashamirëve të tij, ku nuk munguan edhe lotet. Nderime, Kobit iu bënë edhe në ndarjen e cmimeve Grammy në Los Angelos. Brajant pati një karrierë 20 vjecare ne NBA. Ai u tërhoq në vitin 2016 duke u konsideruar një nga sportistet më të mirë të të gjitha kohërave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.