Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ja masat ne pikat hyrese per personat e dyshuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se, pavarësisht se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga koronavirusi dhe institucionet përgjegjëse kanë siguruar se kemi rrezikshmëri të ulët për përhapjen e tij, në pikën kufitare të Portit të Durrësit janë shtuar masat mbi monitorimin shëndetësor.

Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në APD, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe me struktura të tjera të shëndetësisë, po kryejnë monitorim të përditshëm të të gjithë pasagjerëve, por dhe personeleve të anijeve tregtare që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ata kanë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distancë, nëse do të jetë e nevojshme, si dhe gjithë pajisje të tjera shtesë, për të realizuar këto lloj kontrollesh.

“Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për masat shtesë që do të aplikohen edhe në vijim, duke i siguruar ata se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre shëndetësore”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.