“Do me vrase”/ Sherr ne restorant, aktorja e njohur kercenohet nga i dashuri

Showbiz
“Do me vrase”/ Sherr ne restorant, aktorja e njohur kercenohet nga i

Aktorja e njohur turke, Ajshegyl Çinar është kthyer në qendër të mediave turke ditën e sotme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo pas një zënke që ka pasur me të dashurin e saj në një restorant. Situata është rënduar dhe aktorja është detyruar të lajmërojë policinë.

Mediat turke shkruajnë se aktorja është parë duke debatuar me partnerin e saj dhe ai i ka hedhur gotën e verës në fytyrë. Më pas, Ajshegyl është larguar duke i thënë stafit të restorantit të lajmërojë policinë.

“Ai do më vrasë, ju lutem lajmëroni policinë”, mësohet të ketë thënë aktorja.

I dashuri i saj e ka kuptuar situatën dhe menjëherë është larguar nga restoranti. Nuk dihet ende shkaku i zënkës që e ka çuar çiftin deri në këtë pikë.

Ajshegyl, është bërë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolit të “Lilës” në serialin “Mollë e ndaluar”.

ME TE LEXUARAT