Detaje/ Perplasja e te forteve te Shijakut dhe pengmarrja ne Kamze

Aktualitet
Detaje/ Perplasja e te forteve te Shijakut dhe pengmarrja ne Kamze

Jak Prenga rezulton i zhdukur që nga data 17 janar, pasi u mor peng nga persona të panjohur në rrugën ‘Manhatan’ në Kamzë.

Që nga ajo ditë asgjë nuk dihet për fatin e tij, ndërkohë që policia ka zhvilluar një operacion në Shijak, ku ka ndaluar Altin Hajrin si edhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij shtetasin Emanuel Hajri,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve policore Jak Prenga mbahej peng në një kompleks nga dy vëllezërit kjo e konfimuar edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Por ende nuk dihet vendndodhja e tij e saktë.

Dyshimet mbi pengmarrjen lidhen me një prishje pazari droge midis vëllezërve Hajri dhe vëllezërve të pengut, Jak Prenga.

Dyshohet se vëllezërit e Prengës ishin në konflikt për një sasi droge të padorëzuar.

Pas arrestimit të Altin Hajrit, policia është në kërkim të Emanuel Hajrit, i cili lëviz me armë me vete, por nuk e kanë gjetur në banesë.

Ndërkohë që nga familja Hajri janë shoqëruar edhe dy persona të tjera të cilët po pyeten lidhur mbi ngjarjen.

Gjatë kontrolleve në banesë janë sekuestruar dhe armë zjarri.

ME TE LEXUARAT