Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Basha mesazh per vdekjen e Kobe Bryant: Jemi te tronditur nga ky lajm tragjik

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh për vdekjen e legjendës së basketbollit Kobe Bryant ku shprehet se kjo ngjarje është një lajm tragjik për sportdashësit dhe për ata që për vite të tëra janë mbërthyer para ekranit për të parë atë.

Basha shprehet se të gjithë janë të tronditur për vdekjen e tij të dhimbshme dhe të vajzës së tij 13- vjeçare Gianna.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Aksidenti ku humbi jetën Kobe Bryant dhe vajza e tij, është një lajm tragjik për të gjithë sportdashësit dhe për ata që me vite të tëra janë mbërthyer para ekranit për të ndjekur legjendën e basketbollit. Të gjithë jemi të tronditur nga humbja e dhimbshme e tij dhe e vajzës së tij Gianna. U prehshin në paqe!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.